[ltr]
[/ltr]
[/ltr]
[ltr]Mjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjërimi
[/ltr]
[/ltr]
[ltr]
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] Falënderimi i takon Allahut dhe mëshira e bekimi qofshin për atë që nuk ka pejgamber pas tij:
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] E kam shikuar librin "Gjërat bashkëkohore që e prishin agjërimin" të Dr. Ahmed b. Muhamed el-Halil - Allahu e ruajt - dhe e kam parë si një libër të dobishëm, ku ka mbledhur disa çështje mjekësore bashkëkohore, të cilat nuk dihen se e prishin agjërimin apo jo. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve dhe pyetjeve të shumta rreth tyre, i kam përmbledhur ato dhe i kam shtuar pak gjëra me shpresë që Allahu t'iu bën dobi të gjithëve.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] E këto çështje janë:
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 1. Inhalatori për astmë: Dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe Uthejmini - Allahu i mëshiroftë - si dhe komisioni i përhershëm për Fetva ndajnë mendimin se ai nuk e prishë agjërimin ngase, inhalatori avullohet dhe nuk arrin deri në stomak, por arrin deri te kanali i frymëmarrjes (laringu). Atë e krahasojnë me shpëlarjen e gojës (gjatë abdesit) dhe sivakun (pastrimin e dhëmbëve me misvak).
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 2. Tabletat që vendosen nën gjuhë për mjekimin e disa sëmundjeve të zemrës, të cilat nuk hynë në brendësi të trupit, atëherë këto tableta nuk e prishin agjërimin.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 3. Endoskopi[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] për stomakun: Shumica e dijetarëve ndajnë mendimin se ai që fut diçka në brendësi të trupit e prish agjërimin edhe nëse nuk është ushqyes. Ibën Abbasi ka thënë: "Agjërimi prishet nga gjërat që hyjnë e jo nga ato që dalin".[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط]
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] Disa dijetarë të medhhebit Malikijj dhe Ibën Tejmijje kanë mendimin se nuk e prish agjërimin ajo që hyn në stomak, nëse nuk është pije apo ushqim. Hoxha ynë, Ibën Uthejmini – Allahu e mëshiroftë - e ka zgjedhur mendimin se endoskopi nuk e prish agjërimin përveç nëse vendoset me endoskop një materie e yndyrshme që është ushqyese dhe e cila e lehtëson hyrjen e endoskopit në të. Me këtë rast agjërimin e prish kjo materie e jo futja e endoskopit, ngase nuk prish agjërimin ajo që nuk është ushqyese.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] Gjithashtu, ky është edhe medhhebi i Hanefinjve të cilët kushtëzuan që ajo e cila hyn në brendi të trupit, të mbetet në të e tëra, duke mos mbetur jashtë diç prej saj. Pra, endoskopi nuk mbetet në brendi të trupit i tëri, madje dhe një pjesë e tij mbetet jashtë.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 4. Pikat e hundës: Dy dijetarët e shquar, Ibën Bazi dhe Uthejmini - Allahu i mëshiroftë – kanë mendimin se ato nuk e prishin agjërimin por, Ibën Bazi e kushtëzon prishjen e agjërimit: nëse e ndien shijen e saj në fyt, ndërsa Uthejmini e kushtëzon që ato të arrijnë deri në stomak, për shkak të hadithit të transmetuar nga Lekit b. Sabireh: "...dhe shpërlaje hundën mirë (istinshak) përveç, nëse je agjërueshëm".[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] Ndërsa, dijetarë të tjerë bashkëkohorë konsiderojnë që ato nuk prishin agjërimin, ngase nuk janë ushqime apo pije e as diçka të ngjashme me to dhe kjo çka arrin është shumë më pak sesa uji që mbetet nga shpëlarja e gojës (gjatë abdesit).
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 5. Gazi i oksigjenit: nuk e prish agjërimin, ngase nuk është ushqim, pije apo diç e ngjashme me to.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 6. Inhalatori i hundës: ka normë të ngjashme me inhalatorin për astmë.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 7. Anestezioni: i cili është disa llojesh:
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] • Anestezioni nëpërmjet hundës me një materie nga gazi nuk e prish agjërimin, ngase materia e gaztë nuk është trupth.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] • Anestezioni kinez (me gjilpëra) nuk e prish agjërimin për shkak të mos hyrjes së asnjë gjëje në brendi të trupit.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] • Anestezioni me injeksione: nëse është anestezion lokal nuk e prish agjërimin, për shkak të mos hyrjes së asnjë gjëje në brendi të trupit.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] • Anestezioni i tërësishëm, dhe këtu janë dy çështje:
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] E para: Humbja e vetëdijes:
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] - Nëse e humbë vetëdijen gjatë gjithë ditës, shumica e dijetarëve të medhhebit Malikijj, Shafij dhe Hanbelijj kanë mendimin se agjërimi i tij prishet për shkak të hadithit të transmetuar nga Ebu Hurejre: "...e len ushqimin, pijen dhe kënaqësitë (seksuale) e tij”[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط], e abstenimi i përmendur në këtë hadith i takon agjëruesit, ndërsa ai që humbë vetëdijen nuk mund të quhet agjërues.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] - Nëse humbja e vetëdijes nuk zgjatë tërë ditën, Imam Maliku thotë që agjërimi i tij prishet, ndërsa Shafiu dhe Ahmedi thonë se nuk prishet dhe kjo është më afër të vërtetës, ngase nuk ka argument për prishjen e agjërimit të tij.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] E Dyta: Nëse shoqërohet anestezioni me një materie ushqyese atëherë, prishet agjërimi edhe nëse humbja e vetëdijes nuk zgjatë tërë ditën.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 8. Pikat e veshit: nëse nuk gjendet ndonjë e çarë në timpan apo nuk arrin diç në fyt agjërimi është i saktë por, nëse e ndien shijen e saj atëherë, prishet agjërimi te shumica e dijetarëve.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 9. Losioni i veshit (lëng për pastrim): Ai zakonisht përmban sasi të mëdha të ujit, e nëse timpani është i çarë dhe arrin diç në fyt agjërimi i prishet, sipas shumicës së dijetarëve por, nëse nuk arrin asgjë në fyt, nuk prishet.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 10. Pikat e syrit: Dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe Uthejmini – Allahu i mëshiroftë - e kanë zgjedhur mendimin se pikat e syrit nuk e prishin agjërimin ngase, sytë nuk janë rrugë të ushqimit dhe pijes. Të njëjtin mendim e kanë Hanefinjtë dhe Shafinjtë për kuhlin (bojë për qepalla)
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 11. Injeksioni nën lëkuror apo muskulor: nuk e prishin agjërimin, ngase nuk është ushqim, pije apo diç ngjashëm me to e ky është mendimi i zgjedhur nga dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe Uthejmini – Allahu i mëshiroftë.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 12. Injeksioni ushqyes (vitaminoz) në vena: konsiderohet nga gjërat që e prishin agjërimin, ngase është i ngjashëm me ushqimin dhe pijen.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 13. Kremat dhe fashat ngjitëse: nuk e prishin agjërimin, ngase nuk janë në kuptim të ushqimit dhe pijes.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 14. Endoskopi i barkut: i cili futet nëpërmjet një vrime të vogël nga sipërfaqja e barkut për ta eliminuar mëshikëzën e tëmthit në mënyrë endoskopike (kolecistektomi) apo diagnostifikimit të disa sëmundjeve. Kjo çështje krahasohet me xhaife-n, e cila është plagë në bark që arrin deri në brendi të trupit. Dijetarët e medhhebit Malikijj thonë se nuk e prish agjërimin, e këtë e ka zgjedhur edhe Shejhul-Islam Ibën Tejmije, ngase myslimanët plagoseshin gjatë xhihadit dhe sikur nga plagët e tilla do të prishej agjërimi, do t'u sqarohej atyre.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 15. Dializa[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط]: Hoxha ynë, dijetari i shquar Ibën Bazi e ka zgjedhur mendimin se kjo e prish agjërimin, ngase dializa e furnizon trupin me gjak të pastër sikur edhe ndoshta e furnizon me materie ushqyese, kështu që bashkohen dy prishës të agjërimit.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 16. Losioni vaginal, hapat anal (supozitorët) dhe endoskopi vaginal: Malikinjtë dhe Hanbelinjtë thonë: Nëse gruaja përdor pika në vaginën e saj, nuk i prishet agjërimi me këtë.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 17. Klizma: Shumica e dijetarëve nga katër medhhebet thonë se nga klizma prishet agjërimi, ngase arrin deri në brendi të trupit por, Ibën Tejmijje e ka zgjedhur mendimin, i cili është edhe medhhebi i Dhahirive: se ajo nuk e prish agjërimin ngase, nuk ushqen, por nxjerr atë çka është në trup, njëlloj si purgativet që merren nëpërmjet nuhatjes. E këtë e ka zgjedhur edhe dijetari i shquar Ibën Uthejmini – Allahu e mëshiroftë, nëse lënda e saj është ilaç e jo ushqyese.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 18. Supozitorët: Dijetari i shquar Ibën Uthejmini e ka zgjedhur mendimin se nuk e prish agjërimin, ngase përmban materie ilaçi e nuk ka në të diç të lëngët dhe nuk është ushqim, pije apo diç e ngjashme me to.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 19. Dhënia i gjakut: Krahasohet me hixhamen, e ata që thonë se hixhameja e prish agjërimin, të njëjtën e thotë edhe për dhënien e gjakut, dhe e kundërta. Dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe Uthejmini – Allahu i mëshiroftë, e kanë zgjedhur mendimin se e prish agjërimin.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] 20. Mostra e gjakut për analiza: Nuk e prish agjërimin, ngase është pak.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr] Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe mëshira e bekimi qofshin për Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr][ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] Instrument që shërben për të shikuar në zgavrat e trupit
[/ltr]
[/ltr]
[ltr][ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] Transmeton Bejhekiu 4/261, e Neveviu dhe Ibën Haxheri e kanë konsideruar hasen
[/ltr]
[/ltr]
[ltr][ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] Transmeton Ebu Davudi (142) dhe Nesaiu (87) e Ibn Hibbani e konsideron të vërtetë.
[/ltr]
[/ltr]
[ltr][ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] Pastrim i gjakut nga materiet e dëmshme
[/ltr]
[/ltr]