منتديات فرسان المعرفة

أهلا وسهلا زائرنا الكريم ومرحبا بك في منتديات فرسان المعرفة منتديات التميز والابداع ونتمنى أن تكون زيارتك الأولى مفتاحا للعودة إليه مرة أخرى والانضمام إلى أسرة المنتدى وأن تستفيد إن كنت باحثا وتفيد غيرك إن كنت محترفا

انضم إلى المنتدى ، فالأمر سريع وسهل

منتديات فرسان المعرفة

أهلا وسهلا زائرنا الكريم ومرحبا بك في منتديات فرسان المعرفة منتديات التميز والابداع ونتمنى أن تكون زيارتك الأولى مفتاحا للعودة إليه مرة أخرى والانضمام إلى أسرة المنتدى وأن تستفيد إن كنت باحثا وتفيد غيرك إن كنت محترفا

منتديات فرسان المعرفة

هل تريد التفاعل مع هذه المساهمة؟ كل ما عليك هو إنشاء حساب جديد ببضع خطوات أو تسجيل الدخول للمتابعة.

منتديات الشمول والتنوع والتميز والإبداع

قال تعالى ( يا أيها الذين أمنوا اذكروا الله كثيراً وسبحوه بكرة وأصيلا)أ
عن أنس بن مالك عن النبي صلى الله عليه وسلم قال(من قال صبيحة يوم الجمعة قبل صلاة الغداة , أستغفر الله الذي لا إله إلا هو الحي القيوم وأتوب إليه ثلاث مرات غفرالله ذنوبه ولو كانت مثل زبد البحر)
عن أبي بردة بن أبي موسى الأشعري، عن أبيه، عن النبي صلى الله عليه وسلم؛ أنه كان يدعو بهذا الدعاء "اللهم! اغفر لي خطيئتي وجهلي. وإسرافي في أمري. وما أنت أعلم به مني. اللهم! اغفر لي جدي وهزلي. وخطئي وعمدي. وكل ذلك عندي. اللهم! اغفر لي ما قدمت وما أخرت. وما أسررت وما أعلنت. وما أنت أعلم به مني. أنت المقدم وأنت المؤخر. وأنت على كل شيء قدير". رواه مسلم في صحيحه برقم (2719)
عن عقبة بن عامر رضى الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم (ما أحد يتوضأ فيحسن الوضوء ويصلي ركعتين يقبل بقلبه ووجهه عليهما إلا وجبت له الجنة)رواه مسلم وأبو داود وابن ماجة وابن خزيمة في صحيحة
عن أبي هريرة رضى الله عنه قال: كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول "اللهم! أصلح لي ديني الذي هو عصمة أمري. وأصلح لي دنياي التي فيها معاشي. وأصلح لي آخرتي التي فيها معادي. واجعل الحياة زيادة لي في كل خير. واجعل الموت راحة لي من كل شر". رواه مسلم في صحيحه برقم (2720)
عن أبي الأحوص، عن عبدالله رضى الله عنه، عن النبي صلى الله عليه وسلم؛ أنه كان يقول "اللهم! إني أسألك الهدى والتقى، والعفاف والغنى". رواه مسلم في صحيحه برقم(2721)
عن زيد بن أرقم رضى الله عنه. قال: لا أقول لكم إلا كما كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول: كان يقول "اللهم! إني أعوذ بك من العجز والكسل، والجبن والبخل، والهرم وعذاب القبر. اللهم! آت نفسي تقواها. وزكها أنت خير من زكاها. أنت وليها ومولاها. اللهم! إني أعوذ بك من علم لا ينفع، ومن قلب لا يخشع، ومن نفس لا تشبع، ومن دعوة لا يستجاب لها". رواه مسلم في صحيحه برقم(2722)
عن عبدالله رضى الله عنه قال: كان نبي الله صلى الله عليه وسلم إذا أمسى قال "أمسينا وأمسى الملك لله. والحمد لله. لا إله إلا الله وحده لا شريك له". قال: أراه قال فيهن "له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير. رب! أسألك خير ما في هذه الليلة وخير ما بعدها. وأعوذ بك من شر ما في هذه الليلة وشر ما بعدها. رب! أعوذ بك من الكسل وسوء الكبر. رب! أعوذ بك من عذاب في النار وعذاب في القبر". وإذا أصبح قال ذلك أيضا "أصبحنا وأصبح الملك لله". رواه مسلم في صحيحه برقم(2723)
عن عبدالرحمن بن يزيد، عن عبدالله رضى الله عنه . قال: كان رسول الله صلى الله عليه وسلم إذا أمسى قال "أمسينا وأمسى الملك لله. والحمد لله. لا إله إلا الله وحده. لا شريك له. اللهم! إني أسألك من خير هذه الليلة وخير ما فيها. وأعوذ بك من شرها وشر ما فيها. اللهم! إني أعوذ بك من الكسل والهرم وسوء الكبر. وفتنة الدنيا وعذاب القبر". رواه مسلم في صحيحه برقم(2723)
عن أبي موسى رضى الله عنه أن النبي صلى الله عليه وسلم قال (مثل الذي يذكر ربه والذي لا يذكره مثل الحي والميت) رواه البخاري.
قال رسول الله صلى الله عليه وسلم(سبعة يظلهم الله في ظله يوم لا ظل إلا ظله: إمام عادل وشاب نشأ في عبادة الله, ورجل قلبه معلق بالمساجد إذا خرج منه حتى يعود إليه, ورجلان تحابا في الله اجتمعا عليه وتفرقا عليه, ورجل تصدق بصدقة فأخفاها حتى لا تعلم شماله ما تنفق يمينه, ورجل دعته امرأة ذات منصب وجمال فقال إني أخاف الله , ورجل ذكر الله خالياً ففاضت عيناه) متفق عليه
عن أبى هريرة رضى الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال ( كلمتان خفيفتان على اللسان ثقيلتان في الميزان حبيبتان إلى الرحمن سبحان الله وبحمده سبحان الله العظيم ) روه الشيخان والترمذي.
عن أبي مالك الحارث بن عاصم الأشعري رضى الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم(الطهور شطر الإيمان والحمدلله تملأ الميزان وسبحان الله والحمدلله تملأ أو تملآن ما بين السماء والأرض والصلاة نور والصدقة برهان والصبر ضياء والقرآن حجة لك أو عليك كل الناس يغدو فبائع نفسه أو موبقها) رواه مسلم. وقال رسول الله صلى الله عليه وسلم(من قال سبحان الله وبحمده في يومه مائة مرة حُطت خطاياه ولو كانت مثل زبد البحر)رواه البخاري ومسلم.
عن أبي سعيد رضى الله عنه أن النبي صلى الله عليه وسلم قال ( استكثروا من الباقيات الصالحات ) قيل وما هن يارسول الله؟ قال ( التكبير والتهليل والتسبيح والحمدلله ولا حول ولاقوة إلابالله ) رواه النسائي والحاكم وقال صحيح الاسناد.
قال رسول الله صلى الله عليه وسلم ( أحب الكلام إلى الله أربع- لا يضرك بأيهن بدأت: سبحان الله والحمدلله ولا إله إلا الله والله أكبر ). رواه مسلم

    مفطرات الصيام المعاصرةMjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjerimi

    alsaidilawyer
    alsaidilawyer
    مدير المنتدى
    مدير المنتدى


    الجنس : ذكر
    الابراج : الدلو
    عدد المساهمات : 4032
    نقاط : 80930
    السٌّمعَة : 2684
    تاريخ التسجيل : 01/03/2010
    العمر : 53
    الموقع : الجمهورية اليمنية - محافظة إب

    مفطرات الصيام المعاصرةMjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjerimi Empty مفطرات الصيام المعاصرةMjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjerimi

    مُساهمة من طرف alsaidilawyer الجمعة 12 يوليو 2013 - 17:43

    [ltr]
     
    [/ltr]
    [ltr]Mjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjërimi

    [/ltr]
    [ltr]  

    [/ltr]
    [ltr]     Falënderimi i takon Allahut dhe mëshira e bekimi qofshin për atë që nuk ka pejgamber pas tij:

    [/ltr]
    [ltr]     E kam shikuar librin "Gjërat bashkëkohore që e prishin agjërimin" të Dr. Ahmed b. Muhamed el-Halil - Allahu e ruajt - dhe e kam parë si një libër të dobishëm, ku ka mbledhur disa çështje mjekësore bashkëkohore, të cilat nuk dihen se e prishin agjërimin apo jo. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve dhe pyetjeve të shumta rreth tyre, i kam përmbledhur ato dhe i kam shtuar pak gjëra me shpresë që Allahu t'iu bën dobi të gjithëve.

    [/ltr]
    [ltr]     E këto çështje janë:

    [/ltr]
    [ltr]     1. Inhalatori për astmë: Dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe Uthejmini - Allahu i mëshiroftë - si dhe komisioni i përhershëm për Fetva ndajnë mendimin se ai nuk e prishë agjërimin ngase, inhalatori avullohet dhe nuk arrin deri në stomak, por arrin deri te kanali i frymëmarrjes (laringu). Atë e krahasojnë me shpëlarjen e gojës (gjatë abdesit) dhe sivakun (pastrimin e dhëmbëve me misvak).

    [/ltr]
    [ltr]     2. Tabletat që vendosen nën gjuhë për mjekimin e disa sëmundjeve të zemrës, të cilat nuk hynë në brendësi të trupit, atëherë këto tableta nuk e prishin agjërimin.

    [/ltr]
    [ltr]     3. Endoskopi[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] për stomakun: Shumica e dijetarëve ndajnë mendimin se ai që fut diçka në brendësi të trupit e prish agjërimin edhe nëse nuk është ushqyes. Ibën Abbasi ka thënë: "Agjërimi prishet nga gjërat që hyjnë e jo nga ato që dalin".[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط]

    [/ltr]
    [ltr]     Disa dijetarë të medhhebit Malikijj dhe Ibën Tejmijje kanë mendimin se nuk e prish agjërimin ajo që hyn në stomak, nëse nuk është pije apo ushqim. Hoxha ynë, Ibën Uthejmini – Allahu e mëshiroftë - e ka zgjedhur mendimin se endoskopi nuk e prish agjërimin përveç nëse vendoset me endoskop një materie e yndyrshme që është ushqyese dhe e cila e lehtëson hyrjen e endoskopit në të. Me këtë rast agjërimin e prish kjo materie e jo futja e endoskopit, ngase nuk prish agjërimin ajo që nuk është ushqyese. 

    [/ltr]
    [ltr]     Gjithashtu, ky është edhe medhhebi i Hanefinjve të cilët kushtëzuan që ajo e cila hyn në brendi të trupit, të mbetet në të e tëra, duke mos mbetur jashtë diç prej saj. Pra, endoskopi nuk mbetet në brendi të trupit i tëri, madje dhe një pjesë e tij mbetet jashtë.

    [/ltr]
    [ltr]     4. Pikat e hundës: Dy dijetarët e shquar, Ibën Bazi dhe Uthejmini - Allahu i mëshiroftë – kanë mendimin se ato nuk e prishin agjërimin por, Ibën Bazi e kushtëzon prishjen e agjërimit: nëse e ndien shijen e saj në fyt, ndërsa Uthejmini e kushtëzon që ato të arrijnë deri në stomak, për shkak të hadithit të transmetuar nga Lekit b. Sabireh: "...dhe shpërlaje hundën mirë (istinshak) përveç, nëse je agjërueshëm".[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] Ndërsa, dijetarë të tjerë bashkëkohorë konsiderojnë që ato nuk prishin agjërimin, ngase nuk janë ushqime apo pije e as diçka të ngjashme me to dhe kjo çka arrin është shumë më pak sesa uji që mbetet nga shpëlarja e gojës (gjatë abdesit).

    [/ltr]
    [ltr]     5. Gazi i oksigjenit: nuk e prish agjërimin, ngase nuk është ushqim, pije apo diç e ngjashme me to.

    [/ltr]
    [ltr]     6. Inhalatori i hundës: ka normë të ngjashme me inhalatorin për astmë.

    [/ltr]
    [ltr]     7. Anestezioni: i cili është disa llojesh:

    [/ltr]
    [ltr]     • Anestezioni nëpërmjet hundës me një materie nga gazi nuk e prish agjërimin, ngase materia e gaztë nuk është trupth.

    [/ltr]
    [ltr]     • Anestezioni kinez (me gjilpëra) nuk e prish agjërimin për shkak të mos hyrjes së asnjë gjëje në brendi të trupit.

    [/ltr]
    [ltr]     • Anestezioni me injeksione: nëse është anestezion lokal nuk e prish agjërimin, për shkak të mos hyrjes së asnjë gjëje në brendi të trupit.

    [/ltr]
    [ltr]     • Anestezioni i tërësishëm, dhe këtu janë dy çështje:

    [/ltr]
    [ltr]     E para: Humbja e vetëdijes:

    [/ltr]
    [ltr]     - Nëse e humbë vetëdijen gjatë gjithë ditës, shumica e dijetarëve të medhhebit Malikijj, Shafij dhe Hanbelijj kanë mendimin se agjërimi i tij prishet për shkak të hadithit të transmetuar nga Ebu Hurejre: "...e len ushqimin, pijen dhe kënaqësitë (seksuale) e tij[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط], e abstenimi i përmendur në këtë hadith i takon agjëruesit, ndërsa ai që humbë vetëdijen nuk mund të quhet agjërues.

    [/ltr]
    [ltr]     - Nëse humbja e vetëdijes nuk zgjatë tërë ditën, Imam Maliku thotë që agjërimi i tij prishet, ndërsa Shafiu dhe Ahmedi thonë se nuk prishet dhe kjo është më afër të vërtetës, ngase nuk ka argument për prishjen e agjërimit të tij.

    [/ltr]
    [ltr]     E Dyta: Nëse shoqërohet anestezioni me një materie ushqyese atëherë, prishet agjërimi edhe nëse humbja e vetëdijes nuk zgjatë tërë ditën.

    [/ltr]
    [ltr]     8. Pikat e veshit: nëse nuk gjendet ndonjë e çarë në timpan apo nuk arrin diç në fyt agjërimi është i saktë por, nëse e ndien shijen e saj atëherë, prishet agjërimi te shumica e dijetarëve.

    [/ltr]
    [ltr]     9. Losioni i veshit (lëng për pastrim): Ai zakonisht përmban sasi të mëdha të ujit, e nëse timpani është i çarë dhe arrin diç në fyt agjërimi i prishet, sipas shumicës së dijetarëve por, nëse nuk arrin asgjë në fyt, nuk prishet.

    [/ltr]
    [ltr]     10. Pikat e syrit: Dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe Uthejmini – Allahu i mëshiroftë - e kanë zgjedhur mendimin se pikat e syrit nuk e prishin agjërimin ngase, sytë nuk janë rrugë të ushqimit dhe pijes. Të njëjtin mendim e kanë Hanefinjtë dhe Shafinjtë për kuhlin (bojë për qepalla)

    [/ltr]
    [ltr]     11. Injeksioni nën lëkuror apo muskulor: nuk e prishin agjërimin, ngase nuk është ushqim, pije apo diç ngjashëm me to e ky është mendimi i zgjedhur nga dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe Uthejmini – Allahu i mëshiroftë.

    [/ltr]
    [ltr]     12. Injeksioni ushqyes (vitaminoz) në vena: konsiderohet nga gjërat që e prishin agjërimin, ngase është i ngjashëm me ushqimin dhe pijen.

    [/ltr]
    [ltr]     13. Kremat dhe fashat ngjitëse: nuk e prishin agjërimin, ngase nuk janë në kuptim të ushqimit dhe pijes.

    [/ltr]
    [ltr]     14. Endoskopi i barkut: i cili futet nëpërmjet një vrime të vogël nga sipërfaqja e barkut për ta eliminuar mëshikëzën e tëmthit në mënyrë endoskopike (kolecistektomi) apo diagnostifikimit të disa sëmundjeve. Kjo çështje krahasohet me xhaife-n, e cila është plagë në bark që arrin deri në brendi të trupit. Dijetarët e medhhebit Malikijj thonë se nuk e prish agjërimin, e këtë e ka zgjedhur edhe Shejhul-Islam Ibën Tejmije, ngase myslimanët plagoseshin gjatë xhihadit dhe sikur nga plagët e tilla do të prishej agjërimi, do t'u sqarohej atyre.

    [/ltr]
    [ltr]     15. Dializa[ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط]: Hoxha ynë, dijetari i shquar Ibën Bazi e ka zgjedhur mendimin se kjo e prish agjërimin, ngase dializa e furnizon trupin me gjak të pastër sikur edhe ndoshta e furnizon me materie ushqyese, kështu që bashkohen dy prishës të agjërimit.

    [/ltr]
    [ltr]     16. Losioni vaginal, hapat anal (supozitorët) dhe endoskopi vaginal: Malikinjtë dhe Hanbelinjtë thonë: Nëse gruaja përdor pika në vaginën e saj, nuk i prishet agjërimi me këtë.

    [/ltr]
    [ltr]     17. Klizma: Shumica e dijetarëve nga katër medhhebet thonë se nga klizma prishet agjërimi, ngase arrin deri në brendi të trupit por, Ibën Tejmijje e ka zgjedhur mendimin, i cili është edhe medhhebi i Dhahirive: se ajo nuk e prish agjërimin ngase, nuk ushqen, por nxjerr atë çka është në trup, njëlloj si purgativet që merren nëpërmjet nuhatjes. E këtë e ka zgjedhur edhe dijetari i shquar Ibën Uthejmini – Allahu e mëshiroftë, nëse lënda e saj është ilaç e jo ushqyese.

    [/ltr]
    [ltr]     18. Supozitorët: Dijetari i shquar Ibën Uthejmini e ka zgjedhur mendimin se nuk e prish agjërimin, ngase përmban materie ilaçi e nuk ka në të diç të lëngët dhe nuk është ushqim, pije apo diç e ngjashme me to.

    [/ltr]
    [ltr]     19. Dhënia i gjakut: Krahasohet me hixhamen, e ata që thonë se hixhameja e prish agjërimin, të njëjtën e thotë edhe për dhënien e gjakut, dhe e kundërta. Dy dijetarët e shquar Ibën Bazi dhe Uthejmini – Allahu i mëshiroftë, e kanë zgjedhur mendimin se e prish agjërimin.

    [/ltr]
    [ltr]     20. Mostra e gjakut për analiza: Nuk e prish agjërimin, ngase është pak.

    [/ltr]
    [ltr]     Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe mëshira e bekimi qofshin për Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

    [/ltr]





    [ltr][ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط]  Instrument që shërben për të shikuar në zgavrat e trupit

    [/ltr]
    [ltr][ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط]  Transmeton Bejhekiu 4/261, e Neveviu dhe Ibën Haxheri e kanë konsideruar hasen

    [/ltr]
    [ltr][ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] Transmeton Ebu Davudi (142) dhe Nesaiu (87) e Ibn Hibbani e konsideron të vërtetë.

    [/ltr]
    [ltr][ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط]  Transmeton Buhariu (1795)

    [/ltr]
    [ltr][ندعوك للتسجيل في المنتدى أو التعريف بنفسك لمعاينة هذا الرابط] Pastrim i gjakut nga materiet e dëmshme

    [/ltr]


    _________________

    *******************************************

    مفطرات الصيام المعاصرةMjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjerimi 08310

    مفطرات الصيام المعاصرةMjetet dhe procedurat terapeutike dhe agjerimi 17904110

      الوقت/التاريخ الآن هو الجمعة 10 مايو 2024 - 9:44